Sherr me grushte dhe të shtëna me armë zjarri në Velipojë, një i pl*gosur

Sherr me grushte dhe të shtëna me armë zjarri në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Velipojë, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, disa shtetas janë përfshirë fillimisht në një sherr fizik, duke u goditur me grushte. Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë përplasjes, një prej personave të përfshirë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa motivet që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta.

EMISIONET