"Shërbimi në banesë e ndihmon psikologjikisht moshën e tretë"/ Caka: U jep siguri dhe përkujdesje, pasi janë të shkëputur nga fëmijët

Në emisionin "Epiqendër" ka qenë psikologia Loret Caka, e cila foli për rëndësinë e shërbimeve të kujdesit në banesë për të moshuarit, sidomos për ata që jetojnë të vetëm për shkak të emigracionit të fëmijëve.

Ajo nënvizoi se këto shërbime ofrojnë më shumë se asistencë. Si përkujdesje dhe siguri, duke ndihmuar në përmirësimin e shëndetit mendor të moshës së tretë.

Sipas Cakës, shumë të moshuar ndihen të shkëputur nga jeta sociale dhe përballen me ankth për të ardhmen, veçanërisht kur nuk kanë pranë fëmijët ose të afërm të tjerë.

Prania e një kujdestari në shtëpi lufton ndjenjën e vetmisë dhe ofron mbështetje psikologjike të domosdoshme.

“Nga ana psikologjike, një shërbim në banesë ndihmon shumë moshën e tretë. Ai u jep siguri dhe përkujdesje, i bën të mos ndihen të vetëm dhe i ndihmon të kenë pak jetë sociale, edhe pse jetojnë të shkëputur nga fëmijët ose të afërmit.”- tha psikologia.

Qendrat e reja që ofrojnë kujdes në banesë po shndërrohen në një spirancë shprese për të moshuarit, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe duke u dhënë ndjesinë se nuk janë harruar.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":

 

EMISIONET