Salianji: Rama del në dosjen amerikane, ndërsa grupi i PD-së në Kuvend merret me Nikollën
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se ndërsa Rama ka dalë në një dosje amerikane, grupi parlamentar i PD-së është i çoroditur.
Ai tha se Rama nuk përgjigjet, një herë thotë se e ka mik në shqip, njëherë në anglisht, ndërsa del prap dhe thotë se i ka dhënë para borxh ai Neza.
Salinaji: Ndërsa Rama ka dalë në një dosje amerikane, grupi parlamentar i PD-së, është i fokusuar aty dhe thotë të largohet Lindita Nikolla. Pse nuk ka një kërkesë për shkarkimin e saj. Del kryetari i grupit të PS-së dhe thotë pse nuk kërkoni një mocion për të.
Ndërkohë ata merren nëse do të ikë apo jo. Mjafton të kërkohet shkarkimi i saj kur përjashton pa të drejtë deputetë të opozitë. Rama nuk përgjigjet, një herë thotë se e ka mik në shqip, njëherë në anglisht, ndërsa del prap dhe thotë se i ka dhënë para borxh ai Neza, pra ky di aq shumë detaje për këta persona.