Salianji: Jam i gatshëm që të lë edhe mandatin që të bashkohet PD-ja, Rama nuk mundet pa Berishën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se 6 marsi ka përcaktuar një shumicë tjetër dhe zhvillimet e fundit kanë përcaktuar një lidership tjetër në PD.

Ai tha se Rama nuk mundet dot pa mbështetësit e Berishës dhe se një gjë e tillë nuk bëhet duke u zënë brenda partisë.

Madje ai u ofrua edhe të japë dorëheqjen si deputet në Kuvend vetëm që të arrihet në bashkimin e Partisë Demokratike sa më shpejt.

Salianji: 6 marsi ka përcaktuar një shumicë tjetër dhe zhvillimet e fundit kanë përcaktuar një lidership tjetër. A mundet Rama pa mbështetësit e Berishës? Unë mendoj se jo. A mundet ai duke u zënë me njëri-tjetrin apo duke u kapur pas karrige? Unë mendoj jo.

Unë jam i gatshëm që të lë edhe mandatin që të bashkohet PD-ja, sepse nuk ka sens në shoqërinë tonë, pasi është prishur komplet balanca e pushteteve, me opozitën dhe shumë pushtete të tjera. Në këto kushte duhet të ketë një diskutim ku uleshim dhe e zgjidhnim.

pdk ervin salianji mandat

EMISIONET