Rruga drejt BE, Xhaxhiu: Edukimi mjedisor dhe ndarja e mbetjeve, pjesë e standardeve evropiane!
Eksperti i çështjeve të integrimit, Gent Xhaxhiu, në një intervistë për “Ora News” ka theksuar se afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian kërkon ndryshime të thella në kulturën qytetare, veçanërisht në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Sipas tij, procesi i integrimit nuk lidhet vetëm me institucionet, por edhe me edukimin e përditshëm të qytetarëve, i cili duhet të nisë që në shkolla dhe universitete përmes përfshirjes së edukimit mjedisor në kurrikula.
“Duhet të mësojmë që në burim ndarjen e mbetjeve. Në Evropë kjo është standard: plastika, letra dhe mbetjet organike ndahen në kosha të veçantë në shtëpi,” u shpreh Xhaxhiu, duke shtuar se këto praktika janë pjesë e detyrimeve të kapitujve të mjedisit në procesin e integrimit në BE.
Ai theksoi se qytetarët janë “burimi i mbetjeve” dhe se përgjegjësia për ndarjen e tyre nuk duhet të kalojë te struktura të mëdha të seleksionimit në landfille, por të fillojë nga vetë familjet.
Duke komentuar protestat e fundit në vend, Xhaxhiu tha se ato fillimisht kishin një fokus mjedisor dhe dhanë një sinjal pozitiv për ndërgjegjësimin qytetar, por sipas tij, më pas kauza u zgjerua dhe mori karakter politik.
“Protesta do të ishte më e fortë nëse do të qëndronte te kauza fillestare mjedisore. Kur kërkesat bëhen të shumta dhe të ndryshme, krijohet një kakofoni që e dobëson mesazhin,” u shpreh ai.
Xhaxhiu shtoi se në vendet e Bashkimit Evropian protestat zakonisht përqendrohen në një temë të vetme, gjë që sipas tij i bën ato më efektive dhe më të qarta në kërkesat e tyre.
Genti Xhaxhiu:Organizata që janë pjesë edhe e rrjeteve evropiane. Dhe gjithnjë e më shumë do të jetë prezente. Ne do të shohim, sa më shumë t'i afrohemi momentit të anëtarësimit final, do të ketë dhe një edukim, në kuptimin jo të shkollës, por unë mendoj që dhe në kurrikulat e shkollës dhe të universiteteve duhet të futet ky edukimi mjedisor. Në disa është futur si projekt pilot, më shumë i nxitur nga Bashkimi Evropian.
Për të nisur që tek ai edukim bazik për të mos hedhur plehrat nga dritarja, për të mos hedhur nga dritarja e makinës e të tjerë e të tjerë. Apo për të bërë riciklimin apo ndarjen e mbetjeve që në burim. Janë gjëra që për qytetarin shqiptar i tingëllojnë të çuditshme, ndërkohë që në shtëpitë e evropianëve ka katër kosha. Sigurisht nuk është komode të mbash katër kosha në shtëpi. Në një vend hidhen mbetjet ushqimore, lëkura e bananes e të tjerë e të tjerë, diku hidhet plastika, letrat në një kosh më vete. Dhe të tëra këto mblidhen në ditë të caktuara nga shërbimet.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo duhet të mësohet. Sepse është në standardet e kapitullit të mjedisit që ndarja e mbetjeve bëhet në burim dhe burimi jemi ne, qytetarët, ne jemi burimi i mbetjeve. Dhe ndarjen duhet ta bëjmë ne, nuk duhet bërë në një landfill, nuk duhet mbajtur një strukturë më vete prej 100 njerëzish që do të bëjnë seleksionimin e mbetjeve, të qeseve plot me mbetje e të tjerë, e të tjerë. Pra janë gjëra të vogla që prekin edhe jetën e qytetarëve. Ëh, protesta sigurisht që dha një sinjal, dha një, dha një le të themi një, ëh, i tregoi shqiptarëve mes veti në radhë të parë që ne shqetësohemi edhe për mjedisin.
Ky qe le të themi lajmi i mirë, lajmi i parë në fakt që u kumtua nga kjo, nga kjo protestë. Ne më pas ishim dëshmitarë që protesta mori karakter politik. Do të doja shumë që protesta të kishte mëshuar në çështjen mjedisore, pra të mos hiqte dorë. Ajo e ka mbajtur, është një nga kërkesat janë ligjet e zonave të mbrojtura. Kauza Mjedisore humbi. Dakord, dakord, tani ka kaluar në një plan tërësisht politik, pra sikur... Folësi 2: Nuk është më... Folësi 1: ...sikur qeveria sot të dalë... Sikur qeveria sot të dalë e të thotë, ne nuk do të investojmë më në asnjë zonë të mbrojtur që këtej e tutje, protesta do të vazhdojë, sepse nuk është më, fatkeqësisht, nuk është më kjo kauza që protesta, që protesta ngriti, ka humbur rrugës sepse unë nuk e di, nuk di ta them, nuk kam arritur dot ta lexoj se çfarë ndodhi në këtë konvertim të protestës dhe të protestuesve, nga dita e parë në ditën e 30-të...
Kauza mjedisore humbi. Për mua kjo është një lajm i keq. Sepse duke e shtrirë kërkesat, qytetarët duke e shtrirë kërkesat e tyre në rrafshin mjedisor, në rrafshin politik, po të duash në rrafshin social, disa njerëz flasin për pensione më të larta, bëhet një kakofoni shumë e madhe, siç në fakt është bërë. Dhe më pas kjo është shumë e thjeshtë për të thënë që këtu është një turli kërkesash që çdo njeri del dhe thotë kërkesën e vet. Protesta do të ishte më e suksesshme dhe më e fortë nëse do t'i qëndronte kauzës fillestare.
Ky është leximi im, shumë modest, si qytetar, jo si ekspert as njohës i çështjeve të integrimit. Në Europë kryesisht protestat kanë një temë.Vetëm para dy javësh kishte një protestë në Bruksel, paralizoi të gjithë transportin publik. Pra për një ditë të tërë, njerëzit nuk vajtën dot në punë apo në shkollë. Se në Bruksel nuk mund të ecësh se distancat janë më të largëta, .qyteti është më i madh. Dhe ishte vetëm një grup, relativisht i vogël njerëzish, ishin studentët, të cilët u ngritën për disa çështje.

