Fundjava sjell trafik të rënduar në Elbasan, qindra mjete drejt juglindjes dhe bregdetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2026, 19:51

Ashtu si çdo fundjave trafiku bllokon Elbasanin.
Qindra mjete i drejtohen zonave turistike për fundjavë, teksa juglindja mbetet destinacion i preferuar në ditët e nxehta.
Por po ashtu të shumtë janë ata që i drejtohen zonave bregdetare duke zgjedhur autostradën Tiranë-Elbasan, për shkak të punimeve në autostradën Tiranë-Durrës.
Fluksi i mjeteve është shtuar më tej edhe nga kthimi i emigrantëve në atdhe për pushime.

