VIDEO/ Çfarë po ndodh në shesh? Incident mes protestuesit dhe medias, qytetari zgjatet drejt kamerës dhe...

Teksa qytetarët po mblidhen në sheshin “Skënderbej” për protestën e radhës, një incident i vogël ka ndodhur midis një qytetari dhe një operatori të një prej mediave.

Në pamjet e siguruara për Ora News, shihet se protestuesi ka zgjatur dorën dhe ka vendosur një letër në lentën e kamerës së një prej mediave në terren.

Kjo situatë është shoqëruar me thirrje nga turma e mbledhur në shesh.

Pritet të shihet nëse do të ketë përshkallëzime në protestën e sotme, pasi thirrjet e turmës kanë qenë të drejtuara edhe ndaj medias.

Kjo gjë ka rritur tensionet midis gazetarëve në terren dhe qytetarëve të revoltuar.

EMISIONET