Institucionet pa punonjës social, presidenti i Urdhrit: Janë të domosdoshëm për çdo sektor

Kryetari i Urdhri i punonjësit social ngre shqetësimin e mungesës së këtyre punonjësve në institucionet shtetërore të vendit. Policia, bashkitë dhe spitalet duhet t’i japin më shumë rëndësi  këtij sektori. Punonjësi social tashmë është një tashmë është një profesion i rregulluar për të cilin duhet një licencë për të ushtruar profesionin.

Punonjësi social mungon në disa institucione shtetërore në Shqipëri. Kryesisht janë vënë re në bashkitë e vendit, në sistemin shëndetësor apo edhe në polici. 

Kryetari i urdhrit të punonjësit social Mirgit Vataj thotë se synojnë që të plotësojnë këto vende në mënyrë që  të evidentohen të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë.

“Çdo njësi administrative në vend që ka mbi 3000 banorë, duhet të ketë një punonjës social. Sistemi arsimor duhet të zgjerojë përfshirjen e tyre.”

Në dy thirrjet e para për aplikim pranë këtij urdhri kanë aplikuar rreth 600 persona dhe pjesa më e madhe e tyre në marrëdhënie pune, dhe u duhet të licencohen për të vijuar aktivitetin.

“Shumica e aplikimit ku jemi kanë aplikuar 560 punonjës socialë për tu pajisur me licencë dhe shumica prej tyre janë në marrëdhënie pune aktualisht.”  

Urdhri i punonjësit social është një institucion i ri, i cili regjistron, anëtarëson dhe licencon, personat që dëshirojnë të ushtrojnë këtë profesion. 

“Pra që të jenë shtetas shqiptar, të mos jenë të dënuar dhe të kenë mbaruar bachelor dhe ciklin master në punë sociale.”

Rëndësia e punonjësit social po bëhet çdo ditë edhe më e madhe qoftë  në sektorët  publik por edhe në ato private të vendit.

EMISIONET