Rrëshqitje dherash në Mirditë/ Rrëzohen shtylla elektrike, 4 fshatra pa energji elektrike
Teritori i Qarkut Lezhë ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët,e dëborë në lartësi mbi 700 m. Aktualisht rreshjet janë ndërprerë.
Nga bashkia Kurbin raportohet:
Ne terren,gjendja paraqitet më e përmirësuar në të gjitha zonat që gjatë ketyre ditëve ka pasur problematika, po kështu dhe në njësinë Fush Kuqe, në fshatrat Adriatik, ka vijuar evadimi i ujrave dhe ka ulje të nivelit të tij. Gjatë ditës së djeshme pasur probleme në fshatin Patog, kryesisht nëpër lokalet dhe bizneset per arsye te baticave detare.
Sot do vijojë verfikimi i dëmëve në gjithë territorin nga grupet e punës, dhe kryesisht të përqëndruara në fshatin Adriatik ku dhe na jepet mundesia për të konstatuar më qartë dëmet pas tërheqjes së ujrave.
Do vijojne punimet per sistemimin dhe pastrimin e rrugicave te lagjes dhe largimin e inerteve apo aluvioneve të sjella nga prurjet.
Po ashtu do vijoje pastrimi dhe forcimi i KUL-se gjatë gjithë gjatësisë së tij në Njësinë Mamurras.
Mjetet e punes do vijojne të jenë ato që kemi pasur disponibel gjatë gjithë këtyre ditëve, me perjashtim të Eskavatorit te FA-se, i cili pas përfundimit të punës në segmentin Skuraj-Vinjolle, është tërhequr ditën e djeshme.
Vijon të mbetet problematike fenomeni i rreshqitjes së tokës, në të gjtha zonat kodrinore e malore.
Nga bashkia Lezhë raportohet:
Situata paraqitet e qetë ne Bashkine Lezhë . Gjatë ditës së sotme do te vijoji monitorimi i gjithe teritorit të bashkisë per problematikat qe mund te shfaqen.
Grupet e punës do të vazhdojnë punën për evidentimin dhe vlersimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, pastrimin e inerteve, mbeturinave etj..
Në bashkinë Mirditë raportohet:
Si pasoje e vazhdimit te gërryerjes së tokës bujqësore në Zall – Donaj nga Lumi Fan i Vogël, rreth ores 00:00 jane rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të TM, të spostuara një ditë më parë nga OSHEE, pasi gërryerjë ka avancuar duke kaluar vendin e spostimit, duke lënë pa energji fshatin Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan, Cekaj.
Avancimi i gërryerjes po shkon drejt rrugës së fshatit dhe banesave.
Pë sa më sipar këkohet mbështetjë në mënyrë urgjente nga Ministria e
Bujqësisë nëpërmjet mjeteve të DRUK Lezhë, sipas kërksës së drejtuar, që me datën 09.01.2026, ku AKMC është vënë në dijeni.
Problematikë tjetër alarmante është tubacioni i zbuluar i linjës së ujësjellësit të qytetit të Rrëshenit dhe jo vetëm, nga gërryerjet e përroit në fshatin Jezull, nga e cila rrezikohet këputja e tij, si dhe me avancimin e mëtejshëm rrezikohet dhe shembja e aksit rrugor që lidh një sërë fshatrash.
Nga verifikimet e fundit të kryetra nga strukturat e EC të bashkisë , si pasojë e reshjeve të shiut të ditëve të fundit, në disa fshatra janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private.
Nga DRUK raportohet
Dhe sot me 5 mjete kamion privat te tonazhit te larte 20 m3 , 2 mjete eskavator te DRUK; 20 punonje dhe 3 fouristrada pune te DRUK, me prezencën e mbështetjen e Policisë bashkiake, do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
Furnizimi me ujë të pishëm ka vazhduar rregullisht, kurse me energji sipas problematikave të raportuara më lart.
Niveli i lumit Drin vazhdon të ketë ulje, duke shkuar në parametrat normal për periudhën, po kështu dhe lumi Mat, pas reduktimit të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë.
Probleme me akset rrugore deri tani nuk raportohen.
Mbetemi në kontakt.


