Rrëfehet dëshmitari i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin: Autori kishte zë të trashë, më tha vetëm "Largohu"
Ora News ka siguruar dëshminë e një prej dëshmitarve që ndodhej në lokalin ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 prill 2023.
Dëshmitari në deklarimin e tij shpjegon se: "sot, pasi marova punën që pastrova te bregu i detit e lulishtes, hyra të lokali edhe mora nje shishe ujë.
Aty brenda në lokal, ishte i ulur në karrige Ardiani dhe ishte duke shkruar në telefon dhe fola pak me të se me tha që te kam shok e mik dhe pasi e pershendeta isha duke u nisur me dal, me ik ne punë time.
Atë moment, unë isha te dera edhe isha me fytyre nga lokali nga Ardiani, kur me erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë i veshur me ata pantallonat me xhepa dhe siper kishte nje jelek si i verdhë i ndezur dhe ne kokë kishte nje kaskete te zeze. Ai me tha veç "Largohu" dhe hyri brenda ne lokal dhe shkoi ne drejtim te Ardianit e zgjati dorën dhe dëgjova zhurmën që kishte gjuajtur me pistolete Ardianin.
I pyetur.. a mund te me thoni ne lidhje me autorin, sa i gjate ishte dhe ndonje detaj tjeter si dhe gjuha qe foli, theksi si ju duk deklaruesi, shpjegon se: autori ishte i gjate, mbi 1.85 dhe ishte trup i mbushur ndodhta edhe se kishte veshur rroba, por ishte trup i madh. Veshur kishte pantallonat me xhepa si te zeza mduket a ngjyre blu erret nuk e mbaj mend mire, dhe siper jelekun e verdhe. Kur me tha 'Largohu", kishte nje ze te trashe por theksin nuk e mbaj mend se vec aq me tha edhe nuk i vura mendjen sepse mendova se ndonje person qe i kisha zene deren e donte me hy.
Autori kishte kishte skafanden si e motorrave ne koke si dhe fytyren e kishte te mbuluar me xhamin e skafandes perpara dhe nuk ia kam dallu fare. Nuk i mbaj mend asnje shenje apo detaj tjeter.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.