Rikthimi i borës, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Qarkut Korçë

Reshjet e borës që kanë përfshirë qarkun e Korçës mbrëmjen e së mërkurës kanë shkaktuar probleme furnizimin me energji elektrike në disa zona.

Nga të dhënat e fundit, bëhet me dije se ka probleme me shkëputjen e energjisë elektrike hera-herës në Vithkuq, Moglicë e Mokër.

“Fidri 1 Nst Pogradec me max, 1 kabinë 3 abonentë pa energji.

Fideri Podgozhan nst Gur i Kuq i ç’kyçur me mbrojtje çasti,  1986abonente rurale

Fideri Cervenakë nst Gur i Kuq i ç’kyçur me mbrojtje max, 11 abonentë ruralë

Fideri Qytet- Fshat nst Leskovik, pa energji degëzimi Podë, Gërmenj, 100 abonentë ruralë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu mësohet se edhe pse rrugët janë të hapura, ka prezencë akulli në Qafën e Qarrit.

Sa i përket reshjeve të borës që kanë përfshirë Korçën dhe zonat malore të juglindjes më saktësisht ka prezencë bore në segmentin e Dardhës, Qafa e Qarrit aksi Korçë - Ersekë, por edhe në rrugën Korçë – Voskopojë.

NJOFTIMI

Në Qarkun e Korçë gjatë natës së djeshme ka patur reshje shiu dhe dëbore me intensitet.

Temperaturat në vlerat  -2 gradë deri +1 gradë.

Në rrugën e Dardhës reshje dëbore, km 5 – km 14. trashësia e dëborës nga 5 cm -10 cm.

Në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë,  reshje dëbore  trashësia 3cm - 7cm

Në rrugën Korçë - Voskopojë reshje shiu/dëbore e shkrirë.

U punua me mjete Borë-Pastruese për pastrim dhe kriposje.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka  probleme dimërore në rrugë.

Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje.

Kontraktorët janë në gadishmëri për mirëmbajtje dimërore dhe për mirëmbajtje emergjente.

borë energji elektrike

EMISIONET