VIDEO/ Lefter Alla në arrest, “lëvizje” në banesën e kryebashkiakut të Bulqizës
Gjatë kohës kur po raportohej nga mediat arrestimi i Lefter Allës, mbrëmjen e djeshme në banesën e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës ka pasur lëvizje të shumta.
Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” në shtëpinë e Allës duken qartë persona që lëvizin në këmbë dhe në një moment kur konstatojnë se po filmoheshin do të fiknin dhe dritat.
Ndërkaq është e paqartë nëse personat në banesë janë familjarë të kryebashkiakut që akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë, apo efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët në kuadër të hetimeve ka bërë dhe kontrollin rutinë në këto raste në banesën e tij.
Lefter Alla është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK pasi ndaj tij rëndojnë dy akuza.
Tre vite më parë ndaj Allës u iniciua në Prokurorinë e Tiranës dhe një hetim për mbajtje dhe prodhim droge.