RENEA në Ora News, 2 vite rezistencë

Këto pamje duket sikur i përkasin një shteti ku media shihet si armiku i pushtetit.

Por në fakt i përkasin 3 gushtit të vitit 2020 kur Forcat Speciale të Policisë me armë e maska mësynë në ambientet e RTV Ora dhe Ora News.

Me një numër të lartë që nuk bëhen bashkë as në një skenë të rëndë krimi, dy vite më parë u vunë përballë gazetarëve dhe stafit të Yldon Media Grup, duke krijuar presion dhe shantazh.

Brahim Shima: Prezencën e policisë 2 vjet përpara në Rtv Ora dhe Ora News e denoncuam si shkelje flagrante dhe dhunë të policisë ndaj medias, gazetarëve. Ishte tentativë e hapur për të censuruar dhe ndaluar denoncimin e lajmeve që gazetarët sillnin në televizion dhe fakti që jemi dy vite pas kësaj ngjarje dhe gazetarët vazhduan punën tyre tregon se ne kishim të drejtë dhe publiku e mbështeti atë që ne thamë.

Një veprim i paralajmëruar me kërkesën për mbylljen e ekranit, gazetarët vendosën të qëndrojnë po përballë, në mbrojtje të një prej lirive themelore, lirisë së fjalës, transparencës dhe demokracisë,

Momente të frikshme dhe ankth.

Për disa momente televizioni u pëfshi në amulli, por që i shërbeu më pas për të vijuar misionin, asnjë ndryshim në linjën editoriale, asnjë tolerim për shkeljet e pushtetarëve.

Trashgim Sokolaj: Në kushtet që po veprojmë besoj se kemi qenë në një nivel të pranueshëm dhe nuk jemi dorëzuar për asnjë moment.

Në Tiranë e në rrethe gazetarët vijuan misionin e vështirë për ti shërbyer qytetarëve, edhe pse pas largimit të policisë vendin ia zuri drejtimi nga shteti.

Luan Rama: Shpallja e vendimit të sekuestros për televizionin është një absurditet në kuptimin ligjor por në kuptimin më të gjerë pasi kemi të bëjmë me një institucion të rëndësishëm mediatik që shfrytëzon frekuencat që janë pasuri publike për të mirë të interesit publik, në shërbim të qytetarëve, të vërtetës. Konfondimi i qëndrimit ndaj një individi qoftë ky dhe pronari i televizionit me qëndrimin ndaj gjithë televizionit është një lajthitje juridike me prapavijë të dukshme politike që kompromenton vetë institucionet që e kanë marrë këtë vendim.

Në përballje me shtetin Bordi i Televizionit vendosi të përballet me shtetin, duke mos lejuar ndikimin te gazetarët.

Një mision sa i vështirë aq dhe i pa provuar më parë.

Brahim Shima: Disa herë tentativa për të censuruar dhe ndërhyrë në lajme. Por kemi arritur tu krijojmë gazetarëve kushtet të ndjekin lajmin siç është dhe atë sesi transmetohet në dokumenta dhe terren. Jemi nga mediet e vetme që kemi ditur të ndajmë procesin gjyqësor nga lajmi, duke mos ushtruar presion ne ndaj strukturave të drejtësisë pavarësisht se strukturat të politikës tentojnë hapur dhe nën rrogoz për të ushtruar presion ndaj çdokujt, atyre që janë në përballjen e parë që janë gazetarët, operatorët, drejtuesit e televizionit.

Veprimi politik me synim të qartë për të intimiduar gazetarët nuk pati efekt.

Madje i gjithë stafi reagoi duke i qëndruar besnik lajmit.

Por kohëzgjatja prej dy vitesh solli dhe largimin e një pjese të tyre, e të rinj që iu bashkuan.

Suela Alliu: Ka pasur shumë gazetarë që janë larguar, shumë të rinj të tjerë që janë bashkuar se besojnë te Ora, Ora News, për misionin për të thënë të vërtetën.

Trashgim Sokolaj: Mesazhi që dua jap për gazetarët, të cilët qëndruan me ne gjatë kësaj periudhe është që i vlerësoj pafund për profesionalizimin dhe karakterin gjatë gjithë kësaj periudhe. I kuptoj dhe ata që vendosën të largohen, situata nuk ishte fare e pranueshme. Ndoshta zgjodhën një rrugë më të lehtë, është çështje e tyre. Për aq sa kemi bashkëpunuar i vlerësoj. Por kam një vlerësim dhe një respekt të veçantë për ata të cilët vendosën që në këto kushte që u krijuan, të paparashikuara dhe të paprecedent në tregun mediatik vendosën të qëndrojnë, bashkëpunojnë, ti përballojmë bashkë të gjithë situatuat jopozitive që na u krijuan nga kjo situatë. Besoj që kemi arritur të përmbushim ato pritshmëri që publiku ka çdo ditë kur merr telekomandën dhe shikon Ora News.

Beti Njuma: Jemi përpjekur të bëjmë maksimalen, falenderoj gjithë kolegët që refuzuan të bëhen pre e këtij presionit të egër që u ushtrua ndaj Rtv Ora.

Këto dy vite betejë për të vërtetën, ishin sa të lodhshme por edhe sfiduese.

Gazetarët tregojnë përjetimet e tyre.

RENEA në Ora News, 2 vite rezistencë

Besmira Pelushaj: Kujtoj situata që nuk do të doja por jam besimplotë që e drejta një ditë fiton.

Sebastian Zonja: Shumë e çuditshme të shohësh njerëz të armatosur rëndë, forcat më të specializuara të Shqipërisë dhe vijnë në televizion dhe thua se ky stilolapsi ishte armë atomike. Ajo që mbaj mend është një lloj trembje që kërkonte pushteti ti bënte Rtv Ora.

Fjorela Beleshi: Ishte një sfidë që se kishim provuar më parë. Nuk më ka munguar lajmi dhe informacionin por gjithmonë nën zë thuhet se televizioni është në sekustro preventive.

Sonila Musai: Ditët e para kanë qenë të ditë të pasigurta për mua dhe kolegët e mi. Me rëndësi është që puna në Rtv Ora ka vijuar normalisht, gjithmonë kemi qenë për njerëzit. Në këto dy vite kam kuptuar se besueshmëria edhe te publiku që na ndjek ka qenë edhe më e madhe.

Klodi Karaj: Ora News ka qenë gjithmonë më pranë të vërtetës se çdo media tjetër.

Isa Myzyraj: Ka qenë një situatë e pakëndshme por nuk na ka penguar në asnjë moment të vazhdojmë misionin për të informuar sa më mirë dhe sa më drejtë publikun. Ka qenë një është më shumë për të bërë punën tonë akoma më mirë dhe për tu bërë ballë sfidave të kohës që na sjell, edhe me polici te dera, edhe në administrimin e shtetit.

Nertila Dosti: Frika ime e vetme që ua përcillja dhe drejtuesve ka qenë sesi do të ishte marrëdhënia jonë me kontaktet, nëse do hezitonin të dilnin në një ekran që ishte në sekuestro.

Altin Sulçe: Ishte e vështirë por të gjithë u bashkuam dhe vazhduam punën tonë. Nuk ka qenë e lehtë, ku presioni psikologjik ka qenë prezent. Jemi munduar ti japim qytetarët lajme sa më shumë të vërteta.

Siklajda Shorja: Për të gjithë ne është ndjerë presionin në momentin që kanë zbarkuar Forcat Speciale, një lloj presioni që vinte pasi morëm vesh se televizioni u sekuestrua nga shteti.

Andi Kurti: Ishte një situatë e shëmtuar.

Amado Çela: Presioni ishte i madh, stresi ishte i madh por puna vijoi sërish normalisht edhe atë ditë megjithëse presioni ishte jashtë.

Suela Alliu: U ndjemë të frikësuar dhe thamë po tani? Por morëm situatën në dorë dhe vendosëm të bënim atë që kemi bërë gjithmonë, misionin tonë, të thonim të vërtetën.

Kostana Morava: E përjetova me frikë dhe pasiguri për punën time por edhe një pasiguri më të madhe kur sheh që media të lira mbyllen.

Denis Sejdini: Gjithë diskutimin ishte do mbyllemi apo nuk do mbyllemi, si do ja bëjmë.

Edlira Gjoka: Vetëm në vendin tonë mund të ndodhin këto.

Pamjet e mbërritjes së RENEA-s dhe nisja e procesit gjyqësor çdo kujt nga stafi i televizionit i shfaqet thuajse çdo ditë sapo hyn në ambiente.

Por gjithnjë duke u shndërruar në një mundësi të re për të treguar se media qëndron edhe kur pushtetit nuk i pëlqen e vërteta.

Dy vite pas, ne vijojmë të ecim e jo vetëm me lajme.

Everest Dedaj: Edhe pse nën presion dhe revansh të gjithë institucioneve te Ora News për asnjë moment nuk është cënuar integriteti. Profesionalizimi i kësaj medie pavarësisht se gazetarët kanë punuar nën trysni.

Arnold Kariqi: Nuk është e drejtë që televizioni të jetë në sekuestro.

Herion Mesi: Çdo betejë me mediat ka rezultuar e dështuar kështu që edhe kjo betejë që po ndodh me Ora News besoj se do dështojë.

Besmira Pelushaj: Puna nën presion nuk është një nga komoditetet për një gazetar.

Beti Njuma: Drejtuesit e institucionit kanë qenë bashkëpunues me organet e drejtësisë dhe nëse do jenë të pandikuara nga pushteti dhe presioni i tij do japin një vendim të drejtë për ne.

Keti Banushi: Jam pjesë e televizionit që në krijimin  e tij dhe besoj se do kthehemi si kemi qenë.

Katerina Hysenllari: Nuk kam as një vit kam filluar karrierën profesionale si gazetare pranë Ora News. Nuk më ka penguar fakti se ka qenë në sekustro se kam parë profesionalizimin e të gjithë kolegëve të mi. Kam parë dhe vërtetuar se këtu fjala nuk censurohet.

Trashgim Sokolaj: Për ne rezultoi fillesë e një sfide shumë të madhe të ciklën tani të gjithë janë dëshmitarë që kemi dy vite që po e përballojmë. Nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë.

Siklajda Shorja: Përgjatë dy viteve në sekuestron e shtetit nuk ka pasur ndryshim në linjën editoriale që cënon punën tonë të përditshme. Puna ka vijuar dhe do vijojë.

Edison Vatnikaj: Nuk na ka penguar asgjë që në Ora News të themi të vërtetën përtej emrave, personazheve dhe historive që ato kanë. Uroj që situata të përfundojë sa më shpejt.

Alketa Çeku: Jemi më të motivuar se kurrë për të vazhduar punën tonë. Drejtësia ka punën e vet por ne si gazetarë do të vazhdojmë punën tonë. Këto kohë e kanë treguar se kemi punuar më fort.

Erion Korini: Kemi vijuar me të njëjtat ritme por gjithësesi është psikologjike, e ndjen se ke disa miq të paftuar brenda institucionit. Ne kemi bërë detyrën tonë, kemi qenë të vërtetë dhe të drejtë. Të dënohesh se ke qenë i vërtet dhe i drejtë bie era diktaturë.

Ardit Halili: I jam bashkuar stafit të Ora News pas vendimit për sekuestro. Mendoj se vendimi i sekuestros ka qenë më tepër një reklamë që e tregon televizionin si zë i të vërtetës sesa një vendim që mund të dëmtonte këtë imazh.

Edhe Këshilli Shqiptar i Medias e ka konsideruar defacto si një sulm ndaj fjalës së lirë, por ne megjithatë treguam se nuk dimë të ndalemi.

Luan Rama: Rtv Ora, Ora News, janë frekuenca publike, pasuri publike.

Dhe teksa kthejmë në vëmendje këtë ngjarje, mbetemi me bindjen se kjo është vetëm një fragment i hidhur i një udhe sublime, e në këtë rast me triumfin e fjalës së lirë me zë të lartë pa asnjë ndikim.

Elton Qyno: Rtv Ora nuk është televizion që rrjedh nga paratë e krimit siç pretendon shteti por një televizion që buron nga puna profesionale e gazetarëve.

Ndoshta këto pamje do të tregojnë të vërtetën e asaj që u paralajmërua me mësymjen e policisë.

Nisjen e një sulmi tjetër ndaj medias në tërësi, si një pushtet që i qëndroi përballë shkeljeve të mazhorancës, i çdo viti dhe periudhe qoftë ajo.

RENEA në Ora News, 2 vite rezistencëRENEA në Ora News, 2 vite rezistencëRENEA në Ora News, 2 vite rezistencë

EMISIONET