Redaktori i lajmeve në “Ora News”, Andi Kurti: Informacioni i pakët, sfida më e madhe në transmetim

Redaktori i lajmeve në “Ora News”, Andi Kurti, i ftuar në emisionin “Epiqëndër” të gazetares Sonila Musai, foli për sfidat me të cilat përballen spikerët e rinj në përditshmërinë e punës në televizion.

Ai theksoi se një nga vështirësitë kryesore është mungesa e informacionit të plotë.

“Kur informacioni që vjen është shumë i pakët, spikeri e ka shumë të vështirë ta përcjellë lajmin siç duhet. Problemi nis kur edhe gazetari nuk e ka informacionin e plotë dhe mbetet vetëm një detaj,” u shpreh Kurti.

Sipas tij, përgatitja e mirë dhe qartësia e informacionit janë elementë kyç për një transmetim korrekt dhe profesional, veçanërisht për spikerët që janë në hapat e parë të karrierës.

NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”

EMISIONET