Rina Balaj falënderon Yll Limanin pas dy netëve spektakolare në Prishtinë: Do t’i mbaj gjithmonë në zemër

Rina Balaj falënderon Yll Limanin pas dy netëve spektakolare në

Këngëtarja shqiptare Rina Balaj ka ndarë emocionet e saj pas pjesëmarrjes në dy koncertet madhështore të Yll Limanit në Prishtinë, ku ishte e ftuar speciale për të performuar para mijëra fansave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balaj ka shprehur mirënjohjen për këtë përvojë, duke i cilësuar këto mbrëmje si momente të veçanta që do t’i kujtojë gjatë gjithë jetës.

“Dy netë që kom me i majt gjithmonë n’zemer. Prishtinë, u kon ni moment shumë i veçantë për mu me kon pjesë e ktyne koncerteve bashkë me Yllin”, ka shkruar ajo.

Rina ka falënderuar Yll Limanin për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij spektakli, ndërsa ka vlerësuar edhe punën e ekipit të Three60 Music për organizimin dhe përkushtimin.

Një nga momentet më të veçanta për këngëtaren ishte interpretimi i përbashkët para rreth 24 mijë personave.

“Kënaqësi shumë e madhe me e knu këngën tonë para 24 mijë vetave”, është shprehur Balaj.

Dy koncertet e Yll Limanit në Prishtinë u shoqëruan me një atmosferë të jashtëzakonshme, ndërsa paraqitja e Rinës si mysafire speciale ishte ndër momentet më të spikatura të mbrëmjeve.

EMISIONET