Kryeministri me pushime me familjen, Razma dhe Boga prej drekës pa energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2023, 20:50

Razma dhe Boga dy zonat turistike në Malësi të Madhe ndodhen pa energji elektrike prej orëve të drekës.
Pronarët e bujtinave kanë njoftuar Ora News për situatën e krijuar ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë njoftim.
Aktualisht në Bogë ndodhet me familje edhe kryeministri Rama i cili ka zgjedhur të kalojë fundjavën atje.

