Soreca i dorëzon Pr/Raportin: Ndal sulmeve verbale gazetarëve. Rama krenar për patronazhistët

Për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca ka ardhur koha për thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare, por për kryeministrin Rama "Europa nuk është gati" 

Sot, (20 tetor 2021), para gazetarëve, Ambasadori i BE-së. Luigi Soreca i dorëzoi kryeministrit Rama një kopje të progres raportit që Rama e e quajti një dokument udhërrëfyes" ndërsa ”të tjerat janë interference në proces me natyrë politike krejtësisht të mirëkuptueshme” . Rama e lidhi vendimin për çeljen e negociatave me vendimet politike të vendeve anëtare të BE-së.

Rama e vlerësoi KE-në si një partner i drejtë e i paanshëm, rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren. 

“Nuk gjendet në asnjë kryeqytet të vendeve anëtare një strukturë e ngjashme që mund ta konkurojë për nga cilësia e hulumtimit dhe drejtësia e gjykimit delegacionit të BE-së. Këtu bëhet fjalë për një skuadër të madhe për të monitoruar gjithçka ndodh” tha Rama.

Por sa i takon çeljes së negociatave nuk është fare optimist, edhe pse progres raporti propozoi që konferenca e parë ndërqeveritare të mblidhet brenda dhjetorit të këtij viti. 

“Përtej anëtarësimit ky është një proces i brendshëm, i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm për të pasur një shtet që të funksionojë me të gjitha normat e standardet. Në raport Komisioni konfirmon bindjen se Shqipëria I ka përmbushur kushtet për të nisur formalisht diskutimin e anëtarësimit.”

“Shqipëria sot përtej progresit që ka bërë nuk është një vend, që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të BE-së edhe sikur të donin të tjerët, që nuk duan e nuk duan sepse në këtë moment në Europë nuk ka një oreks për zgjerimin, por për të shkuar në atë pikë ne duhet të vazhdojmë përpjekjet” tha Rama.

Madje në konferencë shigjetoi Brukselin përmes historisë së shqiptarëve të cilët dërguan futbollin në Kinë

Soreca i dorëzon Pr/Raportin: Ndal sulmeve verbale gazetarëve. Rama

I pyetur për tre propozimet e PD-së, Soreca mbështeti dialogun me opozitën, ndërsa Rama tha se dialogu duhet të bëhet në shqip dhe jo anglisht

Ambasadori i BE-së nuk komentoi çështjen e patronazhistëve, ndërsa Rama u shpreh se patronazhistët nuk ishinshkelje e ligjit,  madje nuk u cënua as shkelja e të dhënave personale.

"Unë jam më krenarë edhe pas zgjedhjeve sepse pa ta nuk do të ishim një makineri e pathyeshme por foltore, ndërkohë raporti flet për pretendime që po hetohen. Dhe natyrisht do hetohen deri në fund. Në këtë fitore kontributi i patronazhistëve është i padiskutueshëm" tha Rama.

Sa i takon gazetarëve, Soreca kërkoi të ndalen presionet dhe shantazhet ndaj gazetarëve.

"Pikërisht kjo atmosferë e sulmeve verbale dhe fushata baltosjeje dhe këto veprime frikësimi të gazetarëve nuk duhet të vijojnë" tha Soreca.

Rama u ndal tek Agjencia e Medias dhe e Informimit duke u shprehur se gazetarët po mbushin botën me alarme false.

 

 

EMISIONET