Qeveria bëhet qesharake: Mos i lani rrobat me temperaturë më shumë se 30 gradë të kurseni energji!

Qeveria bëhet qesharake: Mos i lani rrobat me temperaturë më

Duket se qeveri shqiptare po i përgatit qytetarët për një dimër të vështirë sa i takon energjisë elektrike.

Përmes një postimi një postimi në Facebook, ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka shpërndarë një video të shkurtër me disa “këshilla”.

Në video thuhet se lavatriçja duhet përdorur sa më pak brenda javës dhe se rrobat duhen larë me 30 gradë jo me temperaturë të lartë.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!” – shkruan Balluku krahas videos.

Kështu, duket se qeveria krizën në sektorin e energjisë dhe keqmenaxhimin e tij, do ta “mbulojë” me video dhe kursim te lavatriçja, një orendi që nuk konsiderohet se harxhon shumë energji elektrike.

Qeveria bëhet qesharake: Mos i lani rrobat me temperaturë më

Qeveria bëhet qesharake: Mos i lani rrobat me temperaturë më

EMISIONET