Debati Trump–Meloni ndez rrjetin: Përplasja mbi popullaritetin

Debati Trump–Meloni ndez rrjetin: Përplasja mbi popullaritetin

Nuk kanë të sosut polemikat në distancë  mes presidentit amerikan Donald  Trump  dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

“Kryeministrja iGiorgia Meloni më kërkoi vazhdimisht të bënim një foto së bashku gjatë takimit të G7 në Francë. Ajo po kalon një periudhë të vështirë në Itali për sa i përket popullaritetit të saj, ndoshta sepse i tha jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend që e do dhe e mbron vërtet Italinë, kur bëhej fjalë për të penguar Iranin të siguronte ose të zhvillonte një armë bërthamore (por edhe NATO veproi njësoj, për hir të së vërtetës!).

Ajo nuk na lejoi as të përdornim pistat dhe aeroportet italiane, duke krijuar një pengesë të madhe logjistike, dhe kjo pavarësisht faktit se SHBA-ja kontribuon me qindra miliarda dollarë në vit për të mbrojtur Italinë dhe aleatët e tjerë të ashtuquajtur të NATO-s”, shkroi Trump.

“Tani, pasi Shtetet e Bashkuara e mposhtën ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të jetë sërish mike me ne për të rritur popullaritetin e saj. Jo, faleminderit!”, shkroi ai.

I menjêhershëm ka qënë edhec reagimi i kryeministres italiane Meloni.

“President Trump, Këto sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara janë të pakuptimta.
Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mikesha juaj sigurisht që nuk më ka ndihmuar, as nuk varet ai nga marrëdhënia ime me ju. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë, dhe pikërisht këtë kam bërë gjithmonë”, iu përgjigj kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaratës së presidentit Trump.

“Kjo është ajo që bëra edhe në lidhje me bazat ushtarake amerikane në Itali. Përdorimi i tyre rregullohet nga marrëveshje që ne i kemi respektuar gjithmonë dhe që nuk mund të shkelen për sa kohë unë jam Kryeministre.
Italia mbetet një shtet sovran”, shtoi ajo.

“”Në çdo rast, popullariteti im nuk është  shqetësimi juaj. Ju sugjeroj të përqendroheni te popullariteti juaj”‘, përfundoi Meloni.

EMISIONET