Gazetari: Vendi në krizë, qeveria do të japë 3.7 mln euro për një instalacion druri te Kryeministria

Gazetari: Vendi në krizë, qeveria do të japë 3.7 mln euro

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria do të paguajë plot 3.7 milionë euro për një instalacion druri te Kryeministria.

Ai bën me dije se tenderi është hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimi, ndërsa familjet po dërrmohen nga rritja e çmimeve.

Ai shton se Rama paralajmëron falimentim nëse rriten rrogat dhe sektori i energjisë është në rrezik fiskla, por qeveria duket se ka prioritet instalacionet.

Tomorri: Shikoni cfare bën qeveria. Do paguaje 3 milione e 700 mije euro per te ndertuar nje instalacion druri ne oborrin e Kryeministrise. E ka hapur tenderin Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Keta leket e buxhetit i dine sikur i kane te tyret. Familjet po derrmohen nga kriza e cmimeve. Te ardhurat reale te rrogetareve, qe nga viti 2013 jane ne stanjacion ne rastin me te mire. Per segmente te caktuara jane tkurrur. Nuk ka kompesim se nuk ka para - thote qeveria. Do falimentonim po te rrisnim rrogat-thote kryeministri. Nga ana tjeter, buxheti po derrmohet nga energjia. Sektori energjetik nuk eshte me risk thuajse fiskal. Tani eshte mirefilltazi risk fiskal qe ka filluar te materializohet me intensitet te larte.

Deri muajin tjeter buxheti do te injektoje 200 milione dollare kapital tek Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Por keto para jane tretur sakaq se shume shpejt KESH do importoje ndoshta edhe 100 milione euro energji ne muaj. Dhe kjo do t'i trondise nga themelet financat publike. Ne kete situate, qeveria paguan 3 milione e 700 mije euro per te ndertuar lodra druri per oborrin e kryeministrit. A e shikoni si i prioritarizojne shpenzimet këta?

EMISIONET