Ukraina kërkon nga SHBA përshpejtimin e furnizimeve me raketa “Patriot” para dimrit

Ukraina kërkon nga SHBA përshpejtimin e furnizimeve me raketa

Ukraina ka nisur bisedime me Shtetet e Bashkuara për të përshpejtuar dërgesat e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ukrainase, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit ukrainas Serhiy Koretsky, i cili zhvilloi takime me përfaqësues të kompanisë amerikane “Raytheon”.

Gjatë diskutimeve, palët u fokusuan në rritjen e furnizimeve me raketa për sistemet “Patriot” përpara sezonit të dimrit, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e industrisë së mbrojtjes së Ukrainës.

“Diskutuam se si të rrisim me shpejtësi furnizimin me raketa për sistemet ‘Patriot’ para dimrit, të zgjerojmë prodhimin e tyre dhe të forcojmë më tej industrinë e mbrojtjes së Ukrainës”, deklaroi Koretsky.

Sipas tij, synimi i Ukrainës nuk është vetëm përmbushja e nevojave të saj të menjëhershme ushtarake, por edhe integrimi i kapaciteteve të saj mbrojtëse në sistemin global të sigurisë.

Sistemet “Patriot” konsiderohen ndër mbrojtjet ajrore më të avancuara dhe kanë një rol kyç në mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase nga sulmet me raketa ruse.

EMISIONET