Alarm te Milani, dëmtohet përforcimi 30 milionësh / Amorim pret rezultatet e analizave

Alarm te Milani, dëmtohet përforcimi 30 milionësh / Amorim pret

Milani ka marrë një lajm shqetësues pas miqësores ndaj Celtic, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 në testin e parë të trajnerit Ruben Amorim në drejtimin e skuadrës.

Shqetësimi kryesor lidhet me Mario Gilën, mbrojtësin spanjoll që u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 68-të për shkak të një dëmtimi.

Sipas raportimeve të para, problemi është muskulor dhe prek kofshën e djathtë. Futbollisti që i kushtoi Milanit rreth 30 milionë euro pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore ditën e nesërme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Pas ndeshjes, trajneri Amorim u përpoq të qetësonte situatën, duke thënë: “Ndjeu diçka. Nuk duhet të jetë diçka e rëndë, por duhet të presim”.

Milani tashmë pret me ankth rezultatet e ekzaminimeve, ndërsa stafi teknik shpreson që mbrojtësi të jetë i gatshëm për vazhdimin e përgatitjeve para sezonit të ri.

EMISIONET