Porti i Durrësit në Kuvend/ Akuzave për vjedhje Rama u përgjigjet me batuta e poezi

Ndërtimi i Portit të Durrësit ka shkaktuar sërish debate në Kuvend. Ku filimisht deputetë e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar që t’u jepej më tepër kohë në diskutim. Ndërkohë kryeministri Rama akuzave për vjedhje i është përgjigjur me batuta dhe poezi.

Seanca plenare e kuvendit është shoqëruar sot (24 nentor 2022) me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Pas fjalës së kryetarit të PD, Sali Berisha i cili akuzoi qeverinë për vjedhjen e një prej pronave më të rëndësishme të vendit siç është Porti i Durrësit, ka reaguar deputeti Taulant Balla.

Sali Berisha: Ai (Balla) nuk ka vend në parlament. Shko e përgjigju dëshmive për vrasje" 

Taulant Balla: Mezi presim të çmontojmë akuzat e kësaj aleance rublash"

Akuzat e Ballës shkaktuan reagimin e Berishës i cili kërkoi fjalën por kryeparlamentarja Lindita Nikolla refuzoi çka bëri që opozita të vendosej në foltore. Deklaratat ia lanë vendin replikave pa mikrofon.

Për shkak dhe të tensioneve mazhoranca pranoi ti jap kohë pa afat, por vijimi i debatit solli reagimin e Ramës i cili këtë radhë solli batuta të tjera.

Edi Rama: "Këmbë e bufit prap është thyer, e kukuvajta ka lëngjyer. E se si luftoni për darën ju o trima që kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima. A do qumësht a do dhallë. Gomaricat vijnë vërdallë, bandi dandi kandi randi, rroftë e qoftë salillandi" 

Mjerë Shqipëria që bëhet qesharake, pa asnjë faj fare dhe të tilla gjëra kanë ngjarë disa herë, ndërsa sot të tilla gjëra ngjasin përditë, bam e bum në çdo hap për çdo punë, “luftë për ca zuzarë që u lindën shqiptarë e armiq të Shqipërisë i fryjnë dritës së lirisë, nuk na lënë dhe ne të tjerët të dalim nga gjumi i errët por ç‘dëgjojnë venë e thonë dhe ç‘shohin e tradhëtojnë”.

Qëndrimet e Ramës iu përgjigj Edmond Spaho, i cili kërkoi dënimin e Ramës.

EMISIONET