"Jeni fiks si këto", Rama i krahason me mbetjet, Sula tregon foton e deputetëve të PS te Nusreti

Kryeminsitri i vendit Edi Rama në senacën e diskutimit për marrëveshjen e portit të Durrërsit tregoi foto se si ka qenë Porti i Durrësit.

Një port mesjete, tha ai ku tregtohet krom e me mijëra metra katrro ferra duke i krahasuar ato pamje me opozitën.

"Ju tregoj arsyen se pse do flasim sot: Një port si në mesjetë ku tregtohet krom në zemër të Shqipërisë. Ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut dhe kalbet mjetet e vdekura lundurese, shtrihen mijera metra katror ferra dhe ndryshqe. Kur ju dëgjon ju dhe shikon këto pamje e shikon spse jeni të shqetësuara e kupton pse jeni të shqetësuar: Jeni fiks si këto.

Një port ku vincat e kohës së Adem Rekës e kanë kaluar me kohë kohën e pensionit. Ky port është një skandal mjedisor, një gërrhitje teknologjike, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash mu në qëndrën e gravitetetit të polit më të madh turistik të Shqipërisë, Durrësit," tha ai.

Por gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Dashnor Sula i ka treguar si përgjigje foton e deputetëve të PS-së, në një prej restoranteve më të famshëm në Dubai, të Nusretit.

"Jeni fiks si këto", Rama i krahason me mbetjet, Sula tregon

EMISIONET