"Gomaricat vijnë vërdallë", Rama "i këndon" opozitës: Shkulni gozhdën, ju mbetet vrima

"Gomaricat vijnë vërdallë", Rama "i

Kryeministri Rama nuk i ka kyrsyer as ironitë gjatë fjalës së tij sot në Kuvend mbi opozitën.

"Ju mua më dini si veten dhe unë nuk ju vë faj. Edhe pse e kam të vështirë të gjej paqen me vete, unë nuk ju vë faj. Skeni si ta dini dhe ta kuptoni se si njeriu mund të jetë shumë ndryshe nga ju.

Që jeni të mëkuar me ujin e zi të punëve të brendshme, të ngatërruara, të shtrembra e të ndyra të napolonit të gjirizave dhe jeni mësuar të vini vërdallë si gomaricat e Zurullandit të Faik Beut që i ndrittë shpirti aty ku na sheh sot.

"Këmbë e bufit prap është thyer, e kukuvajta ka lëngjyer. E se si luftoni për darën ju o trima që kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima. A do qumësht a do dhallë. Gomaricat vijnë vërdallë, bandi dandi kandi, rroftë e qoftë salillandi," tha Rama.

EMISIONET