E ardhmja te Barcelona në dyshim, Real Madridi futet në garë me PSG-në për… Ferran Torres

E ardhmja te Barcelona në dyshim, Real Madridi futet në garë me

E ardhmja e Ferran Torres mund të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës. Sulmuesi spanjoll rriti ndjeshëm vlerën e tij në treg pasi shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke i dhuruar Spanjës titullin kampion.

Sipas L’Equipe, pas interesimit të PSG-së, në garë për transferimin e 26-vjeçarit është futur edhe Real Madridi.

Raportohet se trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka zhvilluar bisedime direkte me Ferran Torres për ta bindur t’i bashkohet projektit të tij në Paris.

Tekniku spanjoll e sheh sulmuesin si një përforcim të rëndësishëm në prag të largimeve të mundshme të Bradley Barcola dhe Kang-in Lee, si edhe pas transferimit të Gonçalo Ramos te Milani.

Nga ana tjetër, Barcelona vazhdon ta konsiderojë Ferran Torres pjesë të planeve të saj. Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit katalanas pritet të zhvillojnë një takim me lojtarin javën e ardhshme për të diskutuar të ardhmen e tij.

Klubi dëshiron t’i zgjasë kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2027, por për shkak të rregullave të “fair play”-t financiar, rinovimi nuk mund të zyrtarizohet para muajit shtator.

EMISIONET