Policë kriminelë, 132 të arrestuar gjatë 2022-it, 313 në hetim. Qytetarët ankesa për “Rrugoren” dhe “Rendin”

Edhe viti që lamë pas shënoi një rritje të numrit të punonjësve të policisë që janë përfshirë në ngjarje të ndryshme penale. Plot 132 të tillë janë arrestuar dhe 313-të të hetuar nga prokuroria u regjistruan  në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vetëm në vitin 2022.

Përveç parandalimit dhe dokumentimit të ngjarjeve të rënda kriminale, Policia e Shtetit është përballur edhe me një dyndje të policëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Vetëm në vitin që lamë pas 132 efektivë janë arrestuar nga kolegët e tyre.

Përveç numrit të lartë të të arrestuarve, plot 313 punonjës policë të sektorëve të ndryshëm janë vënë në hetim nga organi i akuzës nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës.

Ky numër i lartë i punonjës vijnë kryesisht nga sektorët të cilët kanë më shumë kontakt më qytetarët. Ata janë policia e qarkullimit rrugore, forcat e patrullës si dhe forcat shqiponja.

Ankesa më të shpeshta që qytetarët kanë për policinë ka të bëjë me sjelljen e efektivëve. Në Agjencinë për Mbikëqyrjen policore janë regjistruar më shumë se 4 mijë telefonata në 12 muaj me denoncime të ndryshme nga niveli drejtues deri tek ai zbatues.

Përveç hetimit dhe arrestime, nga Drejtoria e Përgjithshme janë përjashtuar 85 efektivë.

Firma e fundit e Rrumbullakut e dhënë në për përjashtim ka të bëjë më efektivin e shqiponjave Ylber Dybelin, por edhe për policin e rrugores Renato Feri, i cili kundërshtoi me forcë kolegët e tij të njësisë shqiponja dhe gjatë kontrollit në makinë iu gjet edhe kanabis.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET