Pësoi arrest kardiak dhe furgoni doli nga rruga, humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Pësoi arrest kardiak dhe furgoni doli nga rruga, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Shtetasi Ardjan Stafa, 50 vjeç, nga Tirana dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka humbur jetën.

Furgoni i ministrisë së Shëndetësisë, të cilin ai e drejtonte ka dalë më pas nga rruga.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

EMISIONET