Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, një nga mjetet përmbyset në rrugë
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në Vorë, ku dy makina janë përplasur mes tyre.
Goditja ka qenë e fortë dhe një nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në rrugë.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për mjekim. Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende.
"Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
