Përmbyset makina te Shkalla e Tujanit, plagoset rëndë shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 19:59

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, në Rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Një automjet i cili po lëvizte drejt Tiranës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal.
Nuk dihet ende numri i personave që ndodheshin në automjet, ndërsa raportohet se ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i mjetit, i cili është transportuar drejt spitalit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila pritet të jap më shumë informacion rreth shkaqeve të aksidentit.

