Pastruesja “ngatërron” prokurorët: E paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes. Ballafaqim mes Alda Klosit dhe Rozeta Dobit

Dëshmia e pastrueses së famshme, Rozeta Dobi e cila u arrestua së bashku me të birin pas një vjedhjeje spektakolare në shtëpinë e zyrtares së lartë të Kryeministrisë Alda Klosi duket se ka ngjallur sërish dyshime në grupin e prokurorëve të çështjes.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se nga të dhënat e bëra me dije në dëshminë e mbrëmjes së djeshme që zgjati deri rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme është e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes.

“Është e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes, ndërsa tashmë do të bëhet dhe një ballafaqim mes Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobit”, thanë burimet për “Ora News”.

Të njëjtat burime sqaruan se ndaj Alda Klosit u ekzekutua Urdhër ndalimi nga prokuroria, por s’ka ende vendim gjykate për arrestimin e saj. Ky vendim pritet të merret në 72 orët e ardhshme.

“Firmosja e urdhërit është bërë pas orës 22:00, pas përfundimit të seancës së dëshmisë me Rozeta Dobin”, thanë burimet.

Pastruesja Rezarta Dobi për më shumë se 7 orë ka rrëfyer para policëve dhe prokurorëve detaje nga ajo çfarë shihte në shtëpinë e punëdhënëses së saj Alda Klosit.

“Alda Klosi kishte 2-3 muaj e divorcuar nga burri dhe kishte probleme për t’i ruajtur lekët… M’i dha mua për t’i sistemuar nëpër shtëpi…

Më vonë filluan problemet me Alda Klosin, sepse djali im kishte filluar të bënte shpenzime…

Ajo po i kërkonte lekët… dhe ajo nuk po ia jepte..

Këtu është bërë inskenimi i vjedhjes…”, mësohet të jetë shprehur Rezarta Dobi në dëshminë e saj.

Ndërsa kujtojmë që prokuroria i ka ofruar më herët Dobit statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”, duke ia premtuar lirimin e djalit tw saj Havierin.

Nga sa mësohet një shumë e tillë pasurie nuk është deklaruar në asnjë moment nga zyrtarja e pasurisë Alda Klosi.

Pas kontrolleve të zhvilluara dhe zbulimit të shumave të mëdha prokuroria nisi hetimin edhe për të ardhurat e ish-zyrtares së Ahmetajt që ka mbajtur detyrën dhe në koordinimin për tre koncesionet e incineratorëve.

Alda Klosi Alias Çiko, duket se është verifikuar për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.

Zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, hyn në kategorinë e punonjësve të administratës, që ka detyrim të deklarojë pasurinë e saj pranë ILDKPI.

korrupsion elton qyno alda klosi vjedhja rozeta dobi fshehje e pasurise hetime prokuroria

EMISIONET