"405 mijë € pa pronar", Rozeta Dobi nuk pranon të flasë, Apeli e lë në burg bashkë me djalin
Havier Dobi djali i sanitares së zyrtarëve Rozeta Dobi do të qëndrojë në qeli për vjedhjen e 50 mijë eurove ndërkohë shuma tjetër që u është gjetur në banesë, ka mbetur pa pronar. Prokuroria i ka ofruar bashkëpunim të arrestuarës në këmbim të lehtësimit të akuzave dhe dënimit bashkë me djalin, por rozeza dobi nuk ka pranuar të flasë se ku i ka vjedhur 405 mijë eurot e tjera.
Shuma prej 405 mijë eurosh e gjetur në tubat e aspirimit të banesës së Rozeta Dovit dhe djalit të saj mbetet pa pronar.
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Havier Dobin bashkë me nënën e tij me akuzën se kanë vjedhur një sasi të konisderueshme parash nga banesa e ish-zyrtares Alda Klosi në rrugën e Kosovarëve.
Pavarësisht se në seancë u paraqitën të dy, ankimin kundër masës arrest me burg e ka bërë vetëm djali i cili kërkoi lirimin me arysetimin se duhet ti qëndrojë pranë babait dhe se nuk kishte lidhje me vjedhjen e parave.
Gjatë seancës i riu nuk pranoi të flasë e po ashtu edhe nëna e tij Rozeta Dobi e cila u pyet për shumën tjetër të parave. Prokuroria evidentoi se nga aktet në dosje del se djali i Rozetës, Havieri është bashkpuntor në krim pasi në momentin të arrestimit i janë gjetur rreth 50 mijë euro në çantë të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Për sa i përket shumës tjetër prej rreth 405 mijë eurosh për prokurorinë dhe policinë pronësia e tyre mbetet ende mister.
Me shpresën se dëshmia e saj, do sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e emrit të pronarit të 405 mijë eurove, prokuroria e Tiranës, i ka ofruar Rozeta Dobit mundësinë e bashkëpunimit në këmbim të lehtësimit të pozitës penale të saj.
Në këmbim të dëshmisë së sinqerte dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka i ofruar Rozeta Dobit edhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu, por pavarësisht ofertave që i janë ofruar sanitaria nuk ka folur.
Pronarja e banesës ku punonin të arrestuarit, Alda Klosi deklaroi se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 euro dhe disa bizhu me vlerë. Ajo ka deklaruar se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj të cilët jetojnë në Amerikë.
Klosi nuk ka pranuar se 405 mijë eurot që u janë sekuestruar të arrestuarve janë marrë në banesën e saj.