LAJM I FUNDIT/ Arrestohet Alda Klosi, pasi i vodhi 120 mijë euro, pastruesja e fundos krejtësisht zyrtaren e lartë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet Alda Klosi, pasi i vodhi 120 mijë euro,

Alda Klosi alias “Çiko”, ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, me akuzën e pastrimit të parave.

Pastruesja personale e Alda Klosit, Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi arriti të vjedhë ne dhjetor 2022 një shumë të konsiderueshme nga banesa e saj që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, që dyshohen se i përkasin zyrtares Alda Klosit.

Arrestimi i saj erdhi pas një rrëfimi të pastrueses Rozeta Dobit të dhënë këtë të premte para hetuesve.

Ndërsa kujtojmë që prokuroria i ka ofruar më herët Dobit statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”, duke ia premtuar lirimin e djalit tw saj Havierin.

Nga sa mësohet një shumë e tillë pasurie nuk është deklaruar në asnjë moment nga zyrtarja e pasurisë Alda Klosi.

Pas kontrolleve të zhvilluara dhe zbulimit të shumave të mëdha prokuroria nisi hetimin edhe për të ardhurat e ish-zyrtares së Ahmetajt që ka mbajtur detyrën dhe në koordinimin për tre koncesionet e incineratorëve.

Alda Klosi Alias Çiko, duket se është verifikuar për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.

Zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, hyn në kategorinë e punonjësve të administratës, që ka detyrim të deklarojë pasurinë e saj pranë ILDKPI.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

alda klosi vjedhja rozeta dobi havier dobi pastruesja

EMISIONET