Detajet e dëshmisë 7 orëshe të pastrueses që çoi në arrestimin e Alda Klosit: Kishte shumë para nëpër kuti, m’i la t’i fshihja
Pastruesja e famshme, Rozeta Dobi e cila u arrestua së bashku me të birin pas një vjedhjeje në shtëpinë ku pastronte për më shumë se 7 orë ka rrëfyer para policëve dhe prokurorëve detaje nga ajo çfarë shihte në shtëpinë e punëdhënëses së saj Alda Klosit.
Kjo e fundit, zyrtare e Kryeministrisë u arrestua dje në mbrëmje me një urdhër ndalimi nga prokuroria pikërisht pas dëshmisë së pastrueses.
49-vjeçarja Dobi mësohet se ka rrëfyer para hetuesve duke thënë se ka parë shumë para gjatë kohës kur punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.
“Alda Klosi kishte 2-3 muaj e divorcuar nga burri dhe kishte probleme për t’i ruajtur lekët…
Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja
M’i dha mua për t’i sistemuar nëpër shtëpi…
Më vonë filluan problemet me Alda Klosin, sepse djali im kishte filluar të bënte shpenzime…
Ajo po i kërkonte lekët… dhe ajo nuk po ia jepte..
Këtu është bërë inskenimi i vjedhjes…”, mësohet të jetë shprehur Rezarta Dobi në dëshminë e saj
Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.
Rozeta Dobi ka dhënë dëshminë para hetuesve dhe më pas është transferuar sërish në burgun 325 ku ndodhet në paraburgim që prej datës 7 janar për vjedhjen e parave në banesën e zyrtares Alda Klosi.