Parashikimi i motit për sot dhe nesër (03-04 Shkurt)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Në pjesën më të madhe të kontinentit Evropian do të mbizotërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dominante në Evropën Veriore, Lindore dhe Qendrore.

Mot kryesisht me diell dhe temperatura relativisht të larta parashikohen edhe në Ballkan, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore perëndimore, duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Paraditja me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa pasditja me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në Veri dhe Qendër.

Temperaturat rriten, nga 0°C deri në 17°C. Era fryn me shpejtësi mbi 45 km/h, me dallgëzim 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Një stuhi e fuqishme ciklonare do të përfshijë Evropën Jugperëndimore, duke sjellë shira intensivë dhe erëra të forta në Portugali dhe Spanjë.

Ishujt Britanikë dhe Evropa Qendrore priten me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa Evropa Lindore, Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi do të kenë mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti i ngrohtë dhe i lagësht do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Shira të dobët lokalë priten në Jug dhe Juglindje, ndërsa në mbrëmje reshje shiu në të gjithë vendin.

Temperaturat nga 2°C deri në 20°C. Era fryn, deri 100 km/h në det, me dallgëzim 7 ballë.

EMISIONET