Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik-Elbasan.

Sipas raportimeve, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje në trafik prej më shumë se 1 ore.

Kjo situatë është e përsëritur prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin dhe lodhje tek qytetarët.

Aksi u përfshi nga trafiku edhe në prag të ndërrimit të viteve, ku qytetarët kanë pritur me orë të tëra në trafik në temperatura minus.

EMISIONET