PAMJET/ Frikë nga dekonspirimi? RENEA zbarkon në Vlorë pa njoftuar policinë lokale, dyshohet se një person i shpallur në kërkim strehohet në një hotel, i armatosur
Forcat RENEA po zhvillojnë një operacion ‘blic’ në Vlorë. Raportohet se forcat RENEA kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.
Aksioni mendohet se është në funksion të kapjes së elementëve kriminale, por që sipas burimeve , persona të tillë dyshohet se janë të strehuar në një hotel dhe posedojnë edhe armë.
FNSH dhe Forcat Shqiponja kanë rrethuar një hotel ku dyshohet se ndodhet personi i armatosur.
Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë është prezente aty, por burimet bëjnë me dije se policia e Vlorës nuk ishte njoftuar për operacionin.
Ngjarje në zhvillim...
/SYRI