PAMJET/ SPAK merr në pyetje mjekun Edvin Prifti
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka thirrur ditën e sotme për të marrë në pyetje mjekun kardiokirurg, Edvin Prifti.
Prifti do të pyetet si person nën hetim, prej 4 vitesh, ku mund t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.
Ai doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës, Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.
SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT pasi gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.