PAMJET/ Efektivët e Këmbësorisë transportojnë fëmijën e sëmurë në spitalin e Bulqizës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 11:00
Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.
Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.