Rihanna "mahnit" fansat me fushatën e re të Savage x Fenty, rikthehet në qendër të vëmendjes

Rihanna "mahnit" fansat me fushatën e re të Savage x Fenty,

Rihanna është rikthyer në qendër të vëmendjes me një fushatë të re për markën e saj të veshjeve intime, Savage x Fenty, duke mahnitur fansat me një paraqitje që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Këngëtarja 38-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotografish nga seti më i fundit promovues me temë verore.

Në imazhe, ajo shfaqet e veshur me një komplet rozë me korse dhe detaje elegante dantelle, ndërsa pozon pranë një pishine, në një atmosferë që pasqyron stilin sensual dhe luksoz të markës së saj, shkruan Daily Mail.
Përmes mbishkrimit të postimit, Rihanna prezantoi koleksionin më të ri të Savage x Fenty.

Rihanna "mahnit" fansat me fushatën e re të Savage x Fenty,

Luks. Dantellë. Njihuni me dantellën tonë të re, më të butë dhe elastike-shkroi artistja.

Fushata vjen rreth dhjetë muaj pasi Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Rocki. Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve, RZA Athelston dhe Riot Rose.

Përveç suksesit në biznes, Rihanna ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për paraqitjet e saj publike. Pak ditë më parë, ajo u pa në tribunat e finales së Kupës së Botës 2026, ku ndoqi ndeshjen së bashku me A$AP Rocky.

Artistja ka shënuar gjithashtu rikthimin e saj në skenë pas tre vitesh mungesë, duke performuar në një koncert përkrah Jay-Z.

Rihanna "mahnit" fansat me fushatën e re të Savage x Fenty,

Ndërsa vazhdon të zhvillojë karrierën muzikore, Rihanna mbetet një nga sipërmarrëset më të suksesshme në industrinë e modës dhe bukurisë, duke balancuar angazhimet artistike me zgjerimin e markave të saj.

EMISIONET