Prej 3 ditësh, zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë vijon të jetë jashtë kontrollit

Për përballimin e situatës, gjatë kësaj të premteje në zonë kanë mbërritur rreth 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët janë angazhuar krah punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe shërbimit zjarrfikës në përpjekjet për neutralizimin e vatrës.
Sipas zjarrfikësve, pengesa kryesore mbetet shtresa e humusit nën tokë, e cila vazhdon të digjet dhe bën që zjarri të riaktivizohet, edhe kur në sipërfaqe flakët duken të shuar.
Autoritetet e konsiderojnë situatën shqetësuese, pasi vatra mbetet e paparashikueshme dhe rrezikon të përhapet në sipërfaqe të tjera të Parkut Kombëtar të Llogarasë, nëse nuk vihet plotësisht nën kontroll.

