Pak orë pas arrestimit, Alda Klosi përfundon në spital, pastruesja rrëfeu inskenimin e vjedhjes

Vënia nën akuzë dhe arrestimi pak para mesnate të datës 3 shkurt duket se ka shkaktuar probleme shëndetësore për ish zyrtaren e lartë Alda Klosi.

Burimet kanë bërë të ditur se pak orë pasi e kanë vendosur në qeli, ish shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj ka treguar shenja të tensionit të lartë.

Si pasojë ajo është dërguar me urgjencë në QSUT ku dhe ka marrë trajtimin e parë e më pas duke u vendosur nën kujdesin e mjekëve, por edhe nën ruajtjen e policisë.

Burimet kanë bërë të ditur se gjatë orëve të para të së shtunës ajo ka shfaqur shenja stabiliteti, por se do të vazhdojë të jetë nën trajtim nga bluzat e bardha.

Tashmë pritet që të hënën gjykata të vendosë ndaj saj masën e sigurisë ku nuk përjashtohet mundësia që me të të njihet në spital.

Ndalimi i Klosit erdhi pas dëshmisë së pastrueses që fillimisht u akuzua për grabitjen e 120 mijë eurove. Ndërsa gjithçka ka ndryshuar pasi në banesë iu gjetën edhe 404 mijë euro të tjera.

Sanitarja Rozeta Dobi është shprehur se gjithçka ka qenë inskenim, ndërsa ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë paratë për t’i fshehur.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse prokuroria ka bërë ballafaqim mes të dy palëve. Ndërsa në dëshmi sanitarja ka shtuar se shikonte shpesh shuma të mëdha parash.

vjedhje alda klosi pastruesja spital

EMISIONET