Pa punë e shërbime/ Organizatat: Personat me aftësi të kufizuara nuk mbështeten nga qeveria, buxheti i ulët
Një monitorim i disa organizatave ka vërejtur se personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve sociale dhe integrimin në tregun e punës. Buxheti i shtetit përballë nevojave të kësaj kategorie thonë ato mbetet i ulët.
Mbështetja e shtetit ndaj personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri vijon të mbetet e ulët.
Buxheti nuk është i mjaftueshëm ndërsa probleme konstatohen në qasjen e kësaj kategorie në shërbime shëndetësore, arsimore e sociale.
"Jemi përsëri mbrapa. Krahasuar me planin e pesë viteve të kaluara,buxheti është shumë më i ulët. Për vitin 2023-2025, buxheti afatmesëm po prapë parashikon ulje. Kanë prekur shëndetësinë, arsimin dhe shërbimet shoqërore."
Emanuela Zaimi nga Fondacioni Down Syndorome Albania thotë se këta persona ndeshin vështirësi të mëdha në gjetjen e një pune.
Qeveria, sipas saj, nuk e ka prioritet integrimin e tyre në tregun e punës.
"Nga rreth 144 mijë persona me aftësi të kufizuar në gjithë Shqipërinë janë punësuar vetëm 80 persona vitin e klauar. Janë shifra qesharake dhe ti rishikon planin e veprimit që parashikon akoma ulje."
Fondacioni Doën Syndorome Albania dhe Bordi Kombëtar pro PAK në një monitorim që i kanë bërë Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me aftësi të kufizuara kanë arritur në konkluzionin se është ulur numri i atyre që përfitojnë mbështetje financiare nga shteti.
"Numri i personave me aftësi të kufizuar që propjektohet nga qeveria pjesë e planifikimeve buxhetore ka një rënie prej 5% në pesëvjeçarin 2021-2025. Kjo shtron pyetjen nëse ka reduiktim për shkak të reformës që po bëhet për vlerësimin e ep[ersonabe me aftësi të kufizuar apo rrjedhgojë e një emigracioni të mundshëm".
Në Shqipëri rezultojnë të jenë më aftësi të kufizuara rreth 114 mijë persona nga të cilët 18 mijë janë fëmijë.