"O ma më shpëto po më vrasin" Dalin pamjet e shqiptarit të dhunuar nga policët në Greqi, flet e motra
Një i burgosur shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 efektivë policie, këta të fundit tashmë të arrestuar.
33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, u dhunua teksa po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.
Media e huaj “Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij.
Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.
“O ma më shpëto se po më vrasin”, këto ishin fjalët e tij thotë e motra.
Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.