Nuk u mbajnë frenat, përplasen 4 makina, 3 të plagosur në mes të Tiranës (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në kryeqytet.

Katër automjete janë përplasur mes tyre në rrugën e Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të lënfduar 3 persona.

Njoftimi i Policisë Tiranë - Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nuk u mbajnë frenat, përplasen 4 makina, 3 të plagosur në

EMISIONET