Reshjet e shiut "paralizojnë" lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2023, 18:39
Këtë pasdite, qyteti i Lezhës është përfshirë nga shira të shumtë. Ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë dhe lagje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Situata me problematike është krijuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, bllokun e banimit 11 janari dhe 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja”.
Rritja e nivelit të ujit në mënyrë të menjëhershme ka bllokuar hyrjet e pallateve.
Kjo është një situatë e përsëritur kur ka reshje të dendura shiu, pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.