Hysenllari: Ndarja e pushimeve në rrjetet sociale trend, por edhe pjesë e punës
Gazetarja Katerina Hysenllari ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për fenomenin e publikimit të pushimeve në rrjetet sociale dhe ndikimin që ai ka marrë vitet e fundit.
Sipas Hysenllarit, ndarja e momenteve nga pushimet është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme për shumicën e njerëzve, të cilët dëshirojnë t'i ndajnë përjetimet e tyre me familjarët, miqtë dhe ndjekësit.
Ajo nënvizoi se rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit i jetojnë dhe i prezantojnë pushimet.
Ndiqni emisionin e plotë:

