S’kemi të bëjmë me forcim të lekut / Sefa: Kemi zhvlerësim të euros nga fluksi i cash-it nga ekonomia gri

Rënia drastike e euros përballë lekut shqiptar ka ngjallur debate të forta, por të dhënat tregojnë se kjo nuk është shenjë e një ekonomie të fortë vendase.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News, ekonomisti Ergis Sefa u shpreh se forcimi i vërtetë i një monedhe kombëtare vjen nga rritja e produktivitetit, prodhimit dhe inovacionit, elemente që aktualisht mungojnë për të justifikuar këtë fenomen.

Arsyeja e vërtetë pas këtij kursi këmbimi sipas tij është zhvlerësimi i euros për shkak të një fluksi masiv të parave cash në treg. Këto fonde, të grumbulluara ndër vite, burojnë kryesisht nga e ashtuquajtura "ekonomi gri".

Megjithatë, për shumë analistë, ky term është tepër i butë për një situatë që ngjan më shumë me një "ekonomi të zezë" informale. Fluksi i jashtëzakonshëm i parave jashtë sistemit bankar po dikton rregullat e tregut valutor, duke e mbajtur euron në rënie dhe duke ngritur pikëpyetje serioze mbi fuqinë e vërtetë të informalitetit në vend.

"E para nuk kemi të bëjmë me forcim të lekut, sepse që të kemi një forcim të monedhës vendase do të thotë që të kesh një rritje të produktivitetit, prodhimit dhe inovacionit brenda vendit që ta justifikojë.

Po e shikoj. Kemi një zhvlerësim të euros, si pasojë, më falni, e një fluksi të madh të, sidomos parasë cash në euro, në monedhën euro, e cila ndodhet dhe është grumbulluar ndër vite në treg. Pjesa më e madhe e të cilës, ne duhet ta pranojmë, vjen nga ajo që ne ekonomistët do ta quajmë ekonomia gri, po besoj kuptohet se për çfarë lloj ekonomie bëhet fjalë", u shpreh Sefa. 

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET