Prençe: Kursi i këmbimit do të zbresë nën 90 lekë, përfituesja kryesore e zhvlerësimit të euros është qeveria

Prençe: Kursi i këmbimit do të zbresë nën 90

Në një analizë për situatën ekonomike në vend, Kryetari i Proexport Albania, Edvin Prençe, u shpreh në "Ora News" se forcimi i tejskejshëm i lekut po dëmton rëndë eksportuesit vendas, ndërsa paralajmëroi se kursi i këmbimit rrezikon të zbresë deri nën nivelin e 90 lekëve.

"Eksperti i ekonomisë nuk mund ta quaj gri, mund ta quajmë të zezë. Përmendi turizmin, përmendi ndërtimin, por nuk tha elementin më kryesor që kush ka qenë përfituesi kryesor, që ka qenë qeveria.

Pasi ka ulur borxhin publik dhe duke qenë e tillë, nga njëra anë patjetër që është një anë e monedhës që është ajo kush ka përfituar edhe importuesit, por ana tjetër është pikërisht ajo çfarë u tha, eksportuesit.

Atëherë kur ka një palë të dëmtuar, është natyrale që nuk është në fajin e tij që ka ndodhur ky event dhe po flasim për mbi 33% që është zhvlerësuar euro, ose është forcuar leku, nëse mund ta quajmë në këtë mënyrë.

Atëherë do të thotë që këtu ka një problematikë shumë të madhe që ne kemi me vite që po e diskutojmë. Dhe ajo çfarë shikohet edhe mendoj që ajo çfarë shikohet në të ardhmen e afërt, unë mendoj që dhe kursi i këmbimit do të shkojë akoma më shumë në rënie. Shpresoj mos të ndodhë, por do e kalojë 90 lekëshin, pra do shkojë edhe më poshtë 90 lekëshit", u shpreh Prençe.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET