Ndalohen dy tifozë të Tiranës, hynë në fushën e lojës dhe sulmuan arbitrin Kridens Meta

Ndalohen dy tifozë të Tiranës, hynë në fushën e

Policia e Rrogozhinës ka ndaluar dy tifozë pas përplasjes në fushën e “Egnatia Arena” ku mbështetësit e Tiranës tentuan të sulminin arbitrin Kridens Meta.

Komunikata e policisë:

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET